EKSKLUZIVE/ “Ishte goditje e fortë”, Abilaliaj ngre zërin: Titulli detyrim, asnjë justifikim (VIDEO)

ekskluzive ishte goditje e forte abilaliaj ngre zerin titulli detyrim asnje justifikim video
ekskluzive ishte goditje e forte abilaliaj ngre zerin titulli detyrim asnje justifikim video

Partizani ka hedhur pas shpine eliminimin në Kupën e Shqipërisë dhe është fokusuar në kampionat, ku synon që të fitojë titullin kampion. Zhurmë e madhe, ndryshime të shumta në ambientin e kuq, por me të njëjtin objektiv, me skuadrën e Orges Shehit që dëshiron të mbyllë edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme. Në një intervistë për Sport News në News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj  e cilësoi titullin si detyrim. Abilaliaj nuk hezitoi të flasë edhe për dështimin në Kupë, grupin, trajnerin, pritshmëritë dhe natyrisht për  futbollistë që mund të largohen.

[embedded content]

 

A ju ka marrë malli për stolin, për adrenalinën që ju jep pankina?

 Jo, absolutisht të them të drejtën. Jam fokusuar për të bërë detyrën time. Emocionet si trajner janë të mëdha, por janë akoma më të mëdha kur mban këtë rol që kam unë. Më vjen mirë që pas një periudhe po themi tranzicioni, po funksionojnë të gjitha strukturat. Secili bën punën e vet, në fushën që duhet.

Flasim pak për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë, a ju shqetësoi ky eliminim? A është skuadra e Partizani në presion?

Ka keqardhje të madhe duke patur parasysh që Kupa ishte shumë e rëndësishme për ne. Ne e kemi marrë një trofe, ishim në luftë edhe për 2 trofetë e mbetur të sezonit. Çdo trofe ka rëndësinë e vet. Nuk duhej të ulej vigjilienca. Duke patur parasysh organikën, duke patur parasysh cilësitë, nuk duhej të ulnim përqëndrimin. Vijnë situata brenda 90 minutëshit që asnjëherë nuk mund t’i llogarisësh. Vërtetë fituam në ndeshjen e parë, por futbolli është i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm.

A e bën më të dobët ky eliminim Partizanin apo e forcon pasi tani ka vetëm nëj drejtim për të ndjekur?

 Mendoj që i jep një goditje të madhe psikologjike, duke patur parasysh hqë katër ekipet kryesore e kanë kaluar turin. Unë e thashë edhe njëherë, përvecc faktit se jemi eliminuar, goditja negative është e madhe. Çdo ndeshje tani është si finale, nuk ka më hapësirë as vend për të mos e përgatitur ndeshjen. Me grupin që ka Partizani, tani që luan një herë në javë, nuk mund të gabohet më në asnjë ndeshje.

A është titulli detyrim për lojtarët e stafin, a është kjo mënyra e vetme ëpr të shpëtuar sezonin e Partizanit?

Është detyrim, pergjegjësi dhe proces shumë i rëndësishme. Të gjithë lojtarët që prej kohës kur kanë ardhur, kanë kërkuar të rriten e të përmirësohen. Është e vërtetë që kemi patur shumë dëmtime, e vështirë të kujtoj një sezon me kaq shumë dëmtime. Tani jemi ët detyruar të shkojmë deri në fund të kompeticionit të mbetur. Për një ekip si Partizani, me një ndeshje në javë, është e pamundur të gabohet më.

E pritet shumë trajnerin Shehi, trazuat një kryeqytet të tërë, a jeni të kënaqur me këtë vendim që keni marrë?

Jemi të kënaqur në të gjitha aspektet. Ky është një programacion, trajneri do kohë ne vet për të implementuar filozofinë e tij. Oshilacioneve po i vjen fundi, trajneri tani e ka të qartë panoramën. Sa më gjatë të ecim, aq më shumë fillojnë e konsolidohen gjërat.

A të shqetëson kjo ecuria e Partizanit gjatë kësaj periudhe? Çfarë nuk po shkon në këndvështrimin tënd?

Ne kemi patur një konsolidim të jashtëzakonshëm defensiv. Përpara se një repart i tërë të na dëmtohej, ka qenë mjaft e vështirë të na shënohej. Ky fakt që na ka detyruar të ndryshojmë shumë mbrapa, na ka sjellë disa rezultate jo të mira, apo edhe oshilacione. Tani nuk lejohet më që psikologjikisht dhe taktikisht. Sa më shumë të bashkohet grupi, nuk kam pikë dyshimi që Partizani nuk mund ta ketë të vështirë me as një lloj kundërshtari.

 Në dy ndeshjet e fundit në kampionat, tani duket sikur janë gjetur balancat mes reparteve. Partizani ka shfrytëzuar rastet dhe është mbrojtur mirë, diçka që nuk ka qenë kështu….

Besoj se do e kemi këtë stabilitet. Fakti që kemi arritur në këto dy ndeshje të bëjmë mirë,  mund të mbajmë këtë linjë. Jemi futur në fazën finale, nuk ka më vend për nënvlerësim. Të gjithë kundërshtarët duan pikë, dikush do shpëtimin, dikush do titullin….

Në garë është future së fundmi edhe Vllaznia. A ju shqetëson kjo gjë?

Ishin 6 ekipe që donin titullin, rrugës ndryshuan gjërat. Më vjen mirë që është rikthyer, kanë një grup të ndërtuar mirë. Sa i përket rivalëve, Partizani e ka patur në momentin që ka qenë i konsoliduar, e ka patur të ëvshtirë të gjejë një kundërshtar. Është shume e vështirë që të gjendet një humbje me ta, apo edhe me Egnatian. Na duhet të bëhemi serioz dhe të marrim të gjitha frutet.

 Ku e shikon Partizanin në fund të sezonit?

Patjetër që kampion. E dijmë që do jetë e vështirë. Ka patur shumë interes për lojtarë në merkato ne janarit, por kemi qënë të fokusuar që të mbajmë grupin. Natyrisht kjo do një sforco të madhe ekonomike. Nëse në fund të sezonit çdo gjë reflektohet me titullin kampion, ia ka vlejtur çdo lloj sforco-je. E rëndësishme është të ruajmë grupin dhe ta përmirësojnë.

The që ka disa ofertë zyrtare, a mund të thuash se për kë lojtar?

Nuk ka qenë asnjëherë sekret, Mba, Maguette, Cara, Rrapaj apo edhe Bintsouka, te gjithë kanë interes për lojtarët tonë. Ne kemi bërë një programacion për lojtarët që mund të sakrifikohen. Interes ka, në fund të sezonit apo kompeticioneve europiane, do shihet se kush do sakrifikohet.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →