Bota

Argjentinë, zjarri shkatërron mbi 8,200 hektarë të Parkut Kombëtar Los Alerces

argjentine zjarri shkaterron mbi 8200 hektare te parkut kombetar los alerces
argjentine zjarri shkaterron mbi 8200 hektare te parkut kombetar los alerces

Autoritetet argjentinase konfirmuan se rreth 8,205 hektarë të Parkut Kombëtar Los Alerces janë shkatërruar për shkak të një zjarri, i cili ka qëndruar aktiv për 20 ditë në provincën Cubut.

“Zjarri vazhdon të jetë aktiv, në disa zona vazhdon me intensitet më të madh”, sipas Komandës së Unifikuar të parkut dhe Shërbimit Provincial të Menaxhimit të Zjarrfikësve të Sekretariatit të Pyjeve Chubut.

Rreth 336 zjarrfikës dhe vullnetarë po punojnë aktualisht për të shuar zjarrin në park. 52 të tjerë pritet të bashkohen  për shuarjen e zjarrit.

Zjarri filloi më 25 janar kur dy zjarre shpërthyen shumë pranë njëri-tjetrit pranë përroit Centinela. Autoritetet gjyqësore kanë shqyrtuar mundësinë e zjarrvënies.

Themeluar në vitin 1937, Parku Kombëtar Los Alerces ndodhet në vargmalin e Andeve në Patagoninë veriore dhe kufizohet në perëndim me kufirin e Kilit.

“Akullnajat e njëpasnjëshme kanë konfiguruar morfologjinë e saj me peizazhe spektakolare morenash, cirqe akullnajore dhe liqene me ujëra të kristalta,” tha Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), e cila përfshiu Parkun Kombëtar Los Alerces në listën e Trashëgimisë Botërore Natyrore.

Bimësia e parkut dominohet nga pyje të dendura të buta.

Ky park ruan pyjet e larshit, duke përfshirë një ekzemplar imponues 60 metra të lartë të quajtur “Gjyshi” që vlerësohet të jetë rreth 2,620 vjeçar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts