Arnold Schwarzenegger zbulon sekretin që e bën një dietë të ketë sukses

arnold schwarzenegger zbulon sekretin qe e ben nje diete te kete sukses
arnold schwarzenegger zbulon sekretin qe e ben nje diete te kete sukses

Arnold Schwarzenegger njihet për bodybuilding dhe dietën e tij bazë. Tani ai po ndan ekspertizën e tij me brezin e ri.

Në buletinin më të fundit Pump Club, ylli i Terminator i udhëzoi bodybuilders aspirantë se “kufizimet ekstreme” në dieta do të bëjnë më shumë dëm sesa mirë.

“Ju jeni mësuar se ka ushqime të mira dhe ushqime të këqija. Dhe se shtimi i fleksibilitetit do të thotë të sakrifikosh rezultate,” shkruan ai. “Në realitet, dietat e ndërtuara rreth kufizimeve ekstreme rrisin stresin, ankthin dhe dëshirat. Dhe kjo mund të bëjë që kaq shumë qëllime të mira të dështojnë.”

Duke cituar një studim të besueshëm, Arnold theksoi:

“Kjo është ajo që sugjeron studimi më i fundit për pushimet e dietës – ju mund të shijoni dhe të arrini akoma një shëndet më të mirë.

Nëse po përpiqeni të filloni të hani më mirë, ndërtoni një plan ku është e vështirë të dështoni. Dhe kjo do të thotë të shtoni ushqime dhe fleksibilitet që ofrojnë liri, në mënyrë që i gjithë procesi të mos jetë i mjerueshëm. Të gjithë duan të thonë se “kjo nuk është një dietë, është një mënyrë jetese”, por rrallë dikush pyet se si dëshironi të duket jeta juaj”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →