Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, pasi iu ka ikur një i burgosur, që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bëhet me dije se i burgosuri ka ikur nga reparti i hemotologjisë sot rreth orës 06:30 minuta. I burgosuri akuzohej për veprën penale “Fajde”.
“Pezullohen nga puna dy zyrtarë korrektues. Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njëjti ishte i akuzuar për Vepren Penale Fajde. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia”, thuhet në njoftim.
SHKK ka nisur hetimet, për të zbuluar sesi ka ndodhur ky rast.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co