Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj: Nuk jam thirrur në prokurori, mbështesim drejtësinë e re

arrestimet ne bashkine e tiranes veliaj nuk jam thirrur ne prokurori mbeshtesim drejtesine e re
arrestimet ne bashkine e tiranes veliaj nuk jam thirrur ne prokurori mbeshtesim drejtesine e re

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mohuar që të jetë thirrur nga Prokuroria e Posaçme për të dëshmuar në lidhje me arrestimet e fundit të ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës. Duke folur në TCH, Veliaj nënvizoi se ai së bashku me kryeministrin kanë treguar gjithmonë se mbështesin drejtësinë e re.

“Jo nuk jam thirrur. Sot gjykata dhe Prokuroria janë komplet tjetër gjë nga përpara. Nga një situatë ku askush tjetër nuk dilte para drejtësisë, jemi në një situatë ku kryeministri, kryetari i bashkisë e mbështesin këtë punë. Jemi institucioni rekord që kthen përgjigje të plota, ndonjëherë çojmë më shumë seç duhet. Zelli për bashkëpunim nuk duhet vënë fare në dyshim. Nuk ka pasur konfiskim të dosjeve, ka pasur bashkëpunim”, deklaroi Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →