Shqiperia

Arrestohet i dënuari me mbi 4 vite burg në Korçë (emri)

arrestohet i denuari me mbi 4 vite burg ne korce emri
arrestohet i denuari me mbi 4 vite burg ne korce emri

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim përfundoi në prangat e policisë së Korçës. Majerdi Meko, banues në fshatin Petrushë, Pogradec është dënuar  për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë ekzekutuan vendimin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Majerdi Meko, 37 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim” thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts