Bota

Arrestohet në Greqi ushtari shqiptar, 24-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane! Akuzohet për…

arrestohet ne greqi ushtari shqiptar 24 vjecari ishte shpallur ne kerkim nderkombetar nga autoritetet gjermane akuzohet per

































Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pas një urdhri europian arresti të lëshuar nga autoritetet gjermane.

policia greke

Sipas News24 bëhet fjalë për Hristos Xheka nga Thumana e Krujës, i cili kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Spartë, për shkak të shtetësisë greke pasi rezulton i lindur në Janinë dhe banues në Athinë.

Me një urdhër europian arresti, efektivë të policisë së Spartës në bashkëpunim me ata të Githios, e kanë ndaluar sapo ka dalë nga reparti ushtarak.

Ai rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane prej 8 majit të këtij viti për “shitje të lëndëve narkotike në kuadër të organizatës kriminale”.

Ai dyshohet se është përfshirë në këtë veprimtari kriminale prej mesit të tetorit 2023 deri në 2 mars 2024 në Dortmund dhe vende të tjera të Gjermanisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts