TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zyrtare Enkelejd Alibeaj në një konferencë për mediat ka komentuar marrëveshjen e arritur sot mes maxhorancës dhe grupit të PD-së së Rithemelimit, për të ngritur Komisionet Hetimore për çështjen e koncesioneve në shëndetësi dhe për ndërhyrjen në sistemin TIMS.
Alibeaj në fjalën e tij deklaroi se sot është vërtetuar se retorika për revolucion është thjesht një gënjeshtër. Ai shtoi se tanimë është e qartë se marrëveshja nuk ka qenë për të mbajtur në kontroll qeverinë dhe Edi Ramën, por që së bashku me Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik dhe marrëveshjen Rama-Berisha të vitit 2008.
Enkelejd Alibeaj: Asgjë e re nga pazaret e vjetra. Gjithçka paska qenë në interesin e një grupi njerëzish për të mbajtur njëri-tjetrin në lojë. E ashtuquajtura marrëveshje ka qenë që së bashku me Edi Ramën të mbajnë monopolin politik. Gjithmonë Berisha dhe Rama kanë menduar që të mbajnë kontrollin e politikës së bashku. U vërtetua se retorika për revolucion ishte gënjeshtër. Edi Rama dhe Sali Berisha janë kundërshtarë të votës së emigrantëve. Marrëveshja ka për qëllim që të godasë Reformën Zgjedhore, sepse Rama e Berisha nuk duan sistem që t’ua heqë ndokush të drejtën që të zgjedhin kandidatët. Askush nuk do një zonë zgjedhore, sepse e kanë ndarë Shqipërinë në copash.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co