Bota Shqiperia

Avenir Peka: Rama ka më shumë kohë në pushtet se Erdogan, ndjen frikë nga bashkimi i opozitës

avenir peka rama ka me shume kohe ne pushtet se erdogan ndjen frike nga bashkimi i opozites
avenir peka rama ka me shume kohe ne pushtet se erdogan ndjen frike nga bashkimi i opozites

Eksperti i çështjeve të sigurisë Avenir Peka, i ftuar në emisionin Open në News24, deklaroi se Edi Rama ka më shumë kohë në pushtet se Erdogan.

Peka theksoi se Rama po ndjen frikën e bashkimit të opozitës.

“Stambolli është qendër ekonomike e Turqisë. Është një qytet, që përbën 20 përqind të ekonomisë së shtetit turk. Edi Rama ka më shumë kohë në pushtet se Erdogan. Rama ka frikë nga bashkimi i opozitës.

Tek PD nuk besoj se ka njeri që ia do të mirën më shumë Partisë Demokratike sesa Sali Berisha. Nuk ka figurë tjetër veç Berishës që ta marrë për dore këtë PD. PS është kthyer në një strukturë mafioze, ku nuk ka zë tjetër përpos Edi Ramës”, deklaroi Peka.

[embedded content]

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts