Babai i Lotinës flet sërish për lidhjen e së bijës me Mozzik: Jam shumë i lumtur

babai i lotines flet serish per lidhjen e se bijes me mozzik jam shume i lumtur
babai i lotines flet serish per lidhjen e se bijes me mozzik jam shume i lumtur

TIRANE

Babai i Lotina Hazirit, të dashurës së Mozzik, politikani Lutfi Haziri, ka folur përsëri për lidhjen e vajzës së tij me reperin e njohur. I ftuar në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, politikani i njohur është shprehur se ka kuptuar që familja po zgjerohet dhe është shumë i lumtur.

Haziri zbuloi se vajza e tij e madhe, Kënga, do të martohet në shtator dhe shprehu edhe gëzimin për lidhjen e Lotinës me Mozzikun.

“Kënga kur na ka njoftuar me Fabion, tani në shtator e kanë edhe martesën, ka qenë ajo thyerja më e madhe. Ti e kupton që po ndodh zgjerimi i familjes. E ke pritur shumë kohë të gjatë.

Edhe vendimi i Lotinës tani me Mozzikun, njëjtë na ka bërë të lumtur. Po rritet familja, kjo është me rëndësi… lumturia e tyre, për prindin nuk ka sukses më të madh.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →