Koordinatori i PD për Tiranën, Klevis Balliu ka denoncuar sot përpara SPAK për çështjen e inceneratorëve. Balliu ka lëshuar akuza drejt SPAK teksa ka cilësuar se qeveria është dirigjent i gjithë kësaj situate. Balliu thotë se denoncimet nuk do të ndalen derisa hetimet të vënë përpara përgjegjësisë fajtorët e vërtetë.
Balliu:
”Si ka mundësi që SPAK nuk i sheh veprimet e Veliajt, njerëzit e tij as me pushime nuk shkojnë pa lejen e tij. Ai ka firmosur, përse SPAK bën sikur nuk e di, a ka mundësi që vartësit e tij të bëjnë gjë pa dijeninë e Veliajt.
Përse SPAK mbyll gojën, ky institucion është kthyer ne krim, në avokatin themelor të aferës monstruoze atë të inceneratorëve.
Pas gjithë atyre fakteve, arrestimeve e hetimeve prapë taksat për inceneratorin vijojnë. Edi Rama nuk merret në hetim edhe pse ka firmosur, merren njerëzit që ata përdorin. SPAK është mbrojtësi më i madh i kësaj afere kaq të madhe”, tha Balliu.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co