Bota

Bandat kriminale rrëmbejnë 87 persona në Nigeri

bandat kriminale rrembejne 87 persona ne nigeri
bandat kriminale rrembejne 87 persona ne nigeri

Disa persona të armatosur kanë rrëmbyer 87 persona në Kaduna të Nigerisë, përfshirë gra e fëmijë.

Kjo ngjarje vjen pasi një bandë e armatosur rrëmbeu në total 286 nxënës dhe staf të një shkolle në fillim të marsit. Policia ka konfirmuar incidentin të dielën, por nuk dha një shifër të banditëve.

Kryetari i fshatit Kajuru Station ku ndodhi ngjarja, tha se 87 njerëz janë rrëmbyer.

“Deri tani 5 persona janë kthyer në shtëpi, që kanë ikur përmes shkurreve. Sulmi rrit pasigurinë në komunitet”, tha ai.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts