Shqiperia

Bardhi: Do të çojmë në GJK ligjin për taksimin e profesioneve të lira. Ata paguajnë më tepër se oligarkët

bardhi do te cojme ne gjk ligjin per taksimin e profesioneve te lira ata paguajne me teper se oligarket
bardhi do te cojme ne gjk ligjin per taksimin e profesioneve te lira ata paguajne me teper se oligarket

TIRANË – Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, deklaroi se Partia Demokratike do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për taksimin e profesioneve të lira. Bardhi tha se me këtë projekt-ligj, profesionet e lira tatohen më shumë edhe se oligarkët. Gjithashtu, Bardhi u shpreh se presidenti Bajram Begaj duhet të jetë me qytetarët dhe të mos dekretojë projekt-ligjin për zonat e mbrojtura.

[embedded content]

Gazment Bardhi: Jam këtu për t’ju thënë se do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për taksimin e profesioneve të lira. Profesionistët e lirë sot taksohen më tepër edhe se oligarkët e kjo nuk mund të jetë normale. Një thirrje kam edhe për presidentin Bajram Begaj, që të mos e dekretojë ligjin për zonat e mbrojtura, të mos bëhet me maxhorancën, por të jetë me qytetarët.

Ju pyetët nëse parlamenti do të funksionojë normalisht. Parlamenti do funksionojë normalisht, në momentin që maxhoranca do të trajtojë siç duhet opozitën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts