Nga Devolli kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dha mesazhe përbashkimi mes demokratëve.
Ai tha se java që iku dha dy lajme të mira, bashkimin e demokratëve dhe opozitës.
“Këtë javë ka dy lajme të mira, që lidhen me bashkimin e PD dhe bashkimin e opozitës të premten, si kërkesë dhe dëshirë i çdo anëtari të PD. Jam i bindur se dhe ju ndani të njëjtin mendim me mua, që ndoshta dhe për gabime të lidershipit të PD, me përçarjen tonë, ua shtuam vështirësitë. Ju luftuat me kryetarin dhe kandidatin tonë këtu për zgjedhjet vendore, ishit të bashkuar rreth kandidatit dhe ditët që të rezistonit. Shoh këtu vendosmërinë tuaj për të vijuar dhe për mos t’u dorëzuar, por për të fituar zgjedhjet. Këtë entuziazëm që gjejmë në Devoll ta shtrijmë në gjithë vendin.”, tha Bardhi.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co