Lifestyle

Njihuni me stilistin turk që bëri sfilatën e tij para skulpturave të Partenonit

njihuni me stilistin turk qe beri sfilaten e tij para skulpturave te partenonit
njihuni me stilistin turk qe beri sfilaten e tij para skulpturave te partenonit

Është komentuar shumë sfilata e stilistit Erdem Moralioglu në sallën e Muzeut Britanik, ku janë vendosur Skulpturat e Partenonit. Në sfilatën e Erdem morën pjesë emra të njohur si Lily James dhe Anna Wintour.

Marka është e njohur, pasi stilisti ka veshur shumë personalitete të njohura, si Kate Middleton, Meghan Markle, Nicole Kidman, Lily James dhe Keira Knightley.

Arsyeja pse stilisti zgjodhi këtë vend të veçantë për shfaqjen e tij ishte fakti se koleksioni i tij është frymëzuar nga Greqia. Konkretisht, bazohet tek Maria Callas dhe performanca e saj në Medea në 1953.

Erdem Moralioglu ka lindur në nëntor 1977 dhe ka një karrierë ndërkombëtare. Ai lindi në Montreal, Quebec, Kanada nga një baba turk dhe një nënë angleze, ndërsa u rrit në Birmingham, Angli.

Në një intervistë në vitin 2021, në “Vogue” greke, ai tha për origjinën e tij: “Kam pasur një fëmijëri shumë të lumtur dhe një edukim që, edhe pse me karakteristika të veçanta, do të thosha ishte krejtësisht normale. Babai im erdhi nga Turqia lindore dhe nëna ime nga Midlands i Anglisë qendrore”.

Erdem Moralioglu u diplomua në Kolegjin Marianopolis dhe fitoi një diplomë në modë nga Instituti Politeknik Ryerson në Toronto, Kanada. Më pas ai punoi si praktikant për stilisten e famshme të modës, Vivienne Westwood.

Në vitin 2000 ai u transferua në Londër dhe studioi modën në Kolegjin Mbretëror të Artit me një bursë Chevening. Më pas ai u transferua në Nju Jork, ku jetoi për një kohë, përpara se të hapte kompaninë e tij në 2005.

12 vjet më vonë, ai krijoi koleksionin e tij të parë për meshkuj për H&M dhe një vit më vonë ai dizajnoi kostume për 24 balerinët që performonin në Royal Opera House të Londrës.

Në vitin 2021, kompania e tij ishte bërë tashmë e njohur në fushën e modës për meshkuj. Në vitin 2014, stilisti u shpall “Dizajneri i Vitit për veshjet e grave” nga Këshilli Britanik i Modës, ndërsa në vitin 2017, ai arriti të fitonte çmimin “International Canadian Designer of the Year” në Canadian Arts & Fashion Awards.

Në vitin 2020, ai u bë Anëtar i Urdhrit të Perandorisë Britanike (MBE) për shërbimet ndaj modës. Tani, ai jeton në Londër, ku mban studion e tij. Ai është i martuar me arkitektin, Philip Joseph që prej vitit 2018.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts