Në shtëpinë e Inter eliminimi nga Champions, në atë forme, sigurisht që ka lënë jo pak pasoja, ky ishte një përfundim që “djeg”. Pavarësisht këtij fakti, besimi i stafit drejtues ndaj trajnerit Simone Inzaghi është i fortë, për më tepër që trajneri ka një mbështetje të madhe nga presidenti Zhang, të paktën kështu ka qenë përpara këtij eliminimi. Palët kanë rënë dakord prej kohësh që rinovimin e kontratës do ta diskutojnë vetëm në përfundim të këtij sezoni.
Në të njëjtën kohë, me apo pa Inzaghi-n, stafi drejtues vijon punën për të blinduar disa nga titullarët më të rëndësishëm të ekipit. Sipas La Gazzetta dello Sport: Inter po punon me kohë të plotë për të rinovuar kontratën me Barella dhe Lautaro Martinez. Në lidhje me mesfushorin gjithçka është e kryer, pritet vetëm firma pasi palët kanë gjetur akord total për një kontratë të re deri në 2029 nga ku Barella do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.
Ka optimizëm edhe për kapitenin Martinez. Inter i ofron 8 milionë euro në sezon, ndërsa përfaqësuesit e argjentinasit kërkojnë 10 milionë euro. Palët mund të gjejnë një kompromis për të shkuar në 9 milionë euro dhe një kontratë deri në 2029. Takimi i radhës është parashikuar brenda këtij muaji.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co