Shqiperia

“Basha i vetmi që artikulon krizën shqiptare”, Zekthi për situatën në Parlament: PD zyrtare nuk ka më mundësi të prodhojë opozitë

basha i vetmi qe artikulon krizen shqiptare zekthi per situaten ne parlament pd zyrtare nuk ka me mundesi te prodhoje opozite
basha i vetmi qe artikulon krizen shqiptare zekthi per situaten ne parlament pd zyrtare nuk ka me mundesi te prodhoje opozite

Politologu Fitim Zekthi i ftuar në studion e News 24, thotë se Partia Demokratike që drejton zt.Basha, është e vetmja parti që artikulon krizën shqiptare.

“Partia Demokratike që drejton zt.Basha, është e vetmja parti që artikulon krizën shqiptare. Sistemi politik përbëhet nga një triadë, një komponent është trashëgimia e vjetër ramiziste, krimi i organizuar dhe biznesi klientelist. Këto komponentë kanë mbërthyer Shqipërinë.

Kanë kontroll mediat, politikën në përgjithësi dhe bizneset si dhe paratë e drogës. Basha thotë se vetëm një SPAK, një institucion që i heton me themel të këqijat. Të tjerët nuk i përkrahin SPAK-un. Basha artikulon thelbin e krizës, dëshmon se nuk ka përgjegjësi sa të tjerët në historinë 30 vjeçare. Basha pa dyshim që ka konsumim përderisa ka ardhur në vitin 2005.

[embedded content]

Ai ka bërë diagnozën reale të sëmundjes shqiptare. Sali Berisha nuk thotë nuk do të thajë kënetën nga korrupsioni. Nuk do ka thënë kurrë se do të luftojë korrupsionin brenda Partisë Demokratike. Basha adreson thelbin e krizës shqiptare, i bie në kokë”, tha ai.

Duke u ndalur tek situata në Parlament, Zekthi tha se mazhoranca dhe grupimi i Sali Berishës nuk lejojnë të zhvillohet asnjë debat. “Parlamenti është polarizuar me qëllim. Njëra palë mazhoranca dhe pala tjetër që pretendon se është opozita të mos lejojnë zëra të arsyeshëm të shfaqen.

Ishin sot deputetët e Partisë Demokratike. Nuk mund të debatonin se nuk i lejonin. Sot ata kishin paraqitur disa amendamente sidomos ai për të mbështetur ushtrinë e Kosovës. PD që drejton Basha nuk ka më mundësi të prodhojë opozitë në Parlament për shkak të gjendjes ku është Parlamenti. Lëvizja e Sali Berishës e ka shndërruar Parlamentin në një skenë ku vetëm merren vendime”, tha Zekthi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts