Në një kohë që privatizimi i Flamurtarit duket ende larg, Bashkia e Vlorës ka hedhur hapin përfundimtar për shitjen e Orikut, që gjendet në Kategorinë e Dytë.
Të enjten miratohet projekt-vendimi për shitje në vlerën 100% të aksioneve, që Bashkia Vlorë zotëron si aksionare në Shoqërinë “K.F Oriku” sh.a. Çmimi minimal i shitjes së 100% të kuotave është 12,658,000 lekë. Për zbatimin e këtij projekt vendimi ngarkohet kryetari i Bashkisë së Vlorës. Oriku do të synojë këtë sezon rikthimin në Kategorinë e Parë. Klubi ka nisur lëvizjet ditët e fundit.
“Panorama Sport”, zbulon se administratori Muharrem Jazaj ka konfirmuar në pankinë, trajnerin Sherif Idrizaj që drejtoi skuadrën edhe sezonin e shkuar. Gjithashtu do të vijojë bashkëpunimi edhe me një pjesë të lojtarëve të sezonit të kaluar.
ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co