Situata te Bayern nuk është aspak e mirë. Bavarezët janë dorëzuar në luftën për titullin kampion në Gjermani, ndërsa si dritare shpëtimi shihet vetëm Champions League.
Lajme të rëndësishme në orët e fundit vijnë për gjigandët e Bundesligës. Trajneri Tomas Tuchel konsiderohet si fajtor për rezultatet negative dhe në rast disfate ndaj Arsenalit në Champions, ai do shkarkohej menjëherë.
Në rast lamtumire, Miroslav Klose është gati për të drejtuar ekipin deri në fund të vitit. Kjo zgjedhje emergjente shihet si e duhura për klubin, teksa kanë mbetur vetëm pak takime deri në fund të sezonit futbollistik.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co