Televizioni shtetëror iranian transmetoi vazhdimisht një video të një zjarri në Kili duke pretenduar se ishin raketa që kishin goditur me sukses objektivat në Izrael.
Këtë e pretendon BBC, sipas së cilës klipi, i transmetuar disa herë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të hakmarrjes iraniane, tregon një autostradë ndërsa një zjarr i madh e bën të kuq qiellin e natës.
Ndërkohë, një grua mund të dëgjohet duke folur në spanjisht.
Videoja ishte një nga klipet e shumta që sipas televizionit shtetëror tregonte raketa dhe dronë iranianë që kalonin me sukses përmes mbrojtjes ajrore të Izraelit, megjithatë – shpjegon BBC – pamjet nuk janë as të fundit dhe as të lidhura me sulmin e Iranit ndaj Izraelit.
BBC gjeti versionin origjinal të klipit të postuar në TikTok në shkurt, dhe ka të bëjë me një zjarr në Vina del Mar, Kili.
Gjithashtu disa media të tjera iraniane publikuan klipin me të njëjtin pretendim të rremë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co