Bota

“BE ka 27 vende, të shmangen takimet dy-tre palëshe”, Italia kritikon aleatët për qasjen ndaj luftës: Ndarja e koalicionit evropian, jopraktike

be ka 27 vende te shmangen takimet dy tre paleshe italia kritikon aleatet per qasjen ndaj luftes ndarja e koalicionit evropian jopraktike
be ka 27 vende te shmangen takimet dy tre paleshe italia kritikon aleatet per qasjen ndaj luftes ndarja e koalicionit evropian jopraktike

Ditën e sotme ministri i jashtëm i Finlandës ka thënë se vendet perëndimore nuk duhet të kundërshtojnë dërgimin e trupave në Ukrainë në të ardhmen.

Nga ana tjetër Ministri i Mbrojtjes i Italisë ka folur për të njëjtën gjë, por ka shprehur një pikëpamje të ndryshme.

Guido Crosetto i tha gazetës së përditshme italiane la Repubblica: “Perëndimi duhet të shmangë deklaratat madhështore, të tilla si dërgimi i NATO-s në Ukrainë duke u përpjekur të duket më mirë, ose të shmangë ndarjen në takime me dy ose tre palë, kur jemi 27 vende në Evropë.”

Ai tha se rajoni kishte nevojë për “një strategji të qartë, jo kontradiktore dhe të ndërtuar së bashku si një koalicion”.

Crosetto kritikoi takimin e së premtes midis liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, duke thënë se ishte “jopraktike” për të ndarë koalicionin evropian.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, në një intervistë për Corriere della Sera të shtunën, përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave italiane në Ukrainë, duke thënë: “Objektivi ynë është të arrijmë paqen, jo të zgjerojmë luftën”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts