Shqiperia

Begaj vizitë në Baku, takim me Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Shqipëria mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen

begaj vizite ne baku takim me zv sekretarin e pergjithshem te okb shqiperia mbeshtet plotesisht organizimin e samitit per te ardhmen
begaj vizite ne baku takim me zv sekretarin e pergjithshem te okb shqiperia mbeshtet plotesisht organizimin e samitit per te ardhmen

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot në Baku një takim me Guy Ryder, Zv. Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Presidenca njofton se në takim është diskutuar në lidhje me arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

“Takim konstruktiv me Guy Ryder, Zv. Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.

Diskutuam për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ), për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

Gjithashtu, e sigurova që Shqipëria e mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen, si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, shkruan në Facebook Presidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts