Bota Sport

Bekim Balaj para startit me Partizanin: Dua gola për Vllazninë dhe tifozët, jo “Këpucën e Artë”

bekim balaj para startit me partizanin dua gola per vllaznine dhe tifozet jo kepucen e arte





































Bashkë me trajnerin Brdariç doli në konferencë shtypi edhe sulmuesi dhe kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj. Mes të tjerash ai u shpreh se synon të shënojë gola për t’i dhënë pikë skuadrës, jo për trofe personalë.

bekim-balaj

Balaj, i cili mbante një kapele “demash”, simboli i kundërshtarit të sotëm, Partizanit, theksoi po ashtu se duhet punuar shumë që Vllaznia të fitojë zemrën e tifozëve shkodranë.

STARTI I SEZONIT – “Ndeshja e parë e kampionatit është gjithmonë emocionuese dhe mezi po e presim të gjithë lojtarët. Stërvitjen e kemi nisur herët, kështu që mendoj se kemi punuar mjaftueshëm dhe jemi gati për këtë ndeshje të vështirë. Nuk kanë rëndësi statistikat. Sigurisht që përqendrimi është maksimal, është ndeshja e parë dhe duhet të tregojmë veten e të shohim sa gati jemi për këtë kampionat. Gjatë 10 viteve të fundit mund të them se kampionatet kanë qenë të rivalizuara, kështu pritet dhe ky vit. Kampionati është i gjatë, me uljet dhe ngritjet e veta, por e rëndësishme është që të jemi sa më të përgatitur.

Rivalët? Nuk e di, mund të them se ata mund të dalin gjatë kampionatit, ku ekipet do ta tregojnë veten nga ndeshja në ndeshje, por ne duhet të shohim veten dhe më pas të matim forcat me çdo kundërshtar. “Këpuca e Artë” nuk ka rëndësi për mua, më intereson të shënoj gola që të kenë vlerë dhe të kthehen në pikë për skuadrën. Normalisht, edhe për anën psikologjike të skuadrës një fitore në Tiranë do të na bënte shumë mirë, por duhet të jemi të përqendruar dhe të bëjmë më të mirën në këtë ndeshje”, theksoi kapiteni shkodran.

TIFOZËT – “Sigurisht që tifozëria shkodrane është mësuar të shohë lojtarë që kënaqin pritshmëritë e saj. Unë bëj maksimumin sa herë më jepet mundësia, në mënyrë që ta nderoj fanellën e Vllaznisë. Si nga Balaj, ashtu edhe nga ekipi, tifozët presin shumë dhe ne e dimë që duhet të bëjmë shumë që të fitojmë sadopak zemrat e tifozëve. E dimë sa punë na duhet që t’i fitojmë tifozët dhe t’i kemi në krah gjatë gjithë sezonit të ri “, u shpreh Balaj sa i takon çështjes së tifozëve kuqeblu.

ENDRI ÇINARI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts