Shqiperia

Beqaj refuzoi të paguante 10 mln lekë, GJKKO urdhër SPAK: Pajiseni me dosjen, falas

beqaj refuzoi te paguante 10 mln leke gjkko urdher spak pajiseni me dosjen falas
beqaj refuzoi te paguante 10 mln leke gjkko urdher spak pajiseni me dosjen falas

Pas ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj refuzoi që të paguante tarifën e kripur prej 10 mln lekë të vjetrash për të marrë dosjen e sterilizimit, GJKKO duket se i ka dalë në krah.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se GJKKO i ka dhënë urdhër SPAK-ut që të pajisë me dosjen Beqajn, me mënyrë elektronike. Bëhet fjalë për 602 fashikuj. Beqaj e cilësoi vendimin e GJKKO të drejtë. “Vendim i drejtë, rrëzoi pengesën artificiale të qëllimshme të akuzës që na e ka bërë gjatë kësaj kohe. Urdhëruar vënien në dispozicion të 602 fashikujve në mënyrë elektronike pa pagesë.”, tha Beqaj.

Sakaq, seanca e radhës për çështjen e sterilizimit do të mbahet më 13 maj.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts