Berisha reagon pas lajmit se burri i Delina Ibrahimajt goditi me thikë drejtorin: Çau ferrën pasi Rama i dha pafajësi! Kjo nuk ndodhte as në diktaturën e Enver Hoxhës

berisha reagon pas lajmit se burri i delina ibrahimajt goditi me thike drejtorin cau ferren pasi rama i dha pafajesi kjo nuk ndodhte as ne diktaturen e enver
berisha reagon pas lajmit se burri i delina ibrahimajt goditi me thike drejtorin cau ferren pasi rama i dha pafajesi kjo nuk ndodhte as ne diktaturen e enver

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas publikimit të lajmit se bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj kishte goditur me thikë drejtorin e ATK-së në Ministrinë e Financave.

Reagimi:

Diktatura e Enver Hoxhës ishte më e egra, më barbarja, më mizorja. Ajo çoi përpara skuadrave të pushkatimit mijëra shqiptare për arsye politike, për qëllime politike.

Por një gjë do t’u them, sigurisht po të dilje kundër, nga burgu, kampi gjer te skuadra e pushkatimit të prisnin. Por ama, një rast se burri i një ministreje rrihte një drejtor, ju garantoj ju se ministrja shkarkohej dhe i shoqi burgosej. Kjo ndodhte në diktaturë, kjo ndodh sot në Vietnam, kjo ndodh sot kudo, por jo në narkoshtetin e Edi Ramës.

Andri Ibrahimaj, burri i ish-ministres së Financave, tani ka një ministri tjetër, i del përpara drejtorit të Ministrisë së Financave, i fut thikat pasi ai refuzon të largohet nga detyra. I kërkon të japë dorëheqjen sepse atë vend do e merrte një mik i tij. Çan ferrën, arratiset dhe kthehet pasi ministrja Ibrahimaj me Edi Ramën, me Agaçin dhe pafytyrë të tjerë, i jep pafajësinë.

Kurse sot, imagjinojeni ju, këtë delinkuente, sot deklaronte se gabimi im është se nuk e padita drejtorin. Që burri i saj i futi thika. Me raport mjekoligjor. Miq, a ka nënçmim, a ka shkelmim më të madh se ky mbi qytetarët?

Ndaj dhe zemërimi ynë nuk duhet të njohë kufi.

Poshtërsia e tyre nuk ka kufi, dhunimi i të drejtave tona nuk ka kufi.

Zemërimi ynë nuk ka kufi.

Ne do fitojmë.

Ne do fitojmë.

Ne do fitojmë.

Rrofshi ju, fitore.

Ditën e martën, të gjithë të pranishëm në fitore, qytetarë dhe qytetarë të Tiranës, të firmosim fitoren të martën.

Asgjë në botë nuk do na ndalojë.

Të mos harrojë kush se ne kemi himnet tona dhe kur të fillojmë t’i këndojmë ato, mjerë armiqtë tanë ç’do të shohin me sy.

Rrofshi ju, rroftë fitorja.

Fitore, fitore!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →