Bota

Biden i prerë: Netanyahu po bën gabim me Gazën, nuk jam dakord me sjelljen e tij!

biden i prere netanyahu po ben gabim me gazen nuk jam dakord me sjelljen e tij
biden i prere netanyahu po ben gabim me gazen nuk jam dakord me sjelljen e tij

Presidenti i SHBA Joe Biden deklaron se beson se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po bën një “gabim” në trajtimin e tij të Gazës. “Unë mendoj se kjo që ai po bën është një gabim. Unë nuk jam dakord me qasjen e tij,” tha ai në një intervistë.

Biden tha se Gaza duhet të ketë “qasje totale në të gjitha ushqimet dhe ilaçet” për gjashtë deri në tetë javët e ardhshme. Javën e kaluar ai paralajmëroi se mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për luftën varej nga lejimi i Izraelit për më shumë ushqime dhe ilaçe. Izraeli ka mohuar se ka penguar hyrjen e ndihmave ose shpërndarjen e saj brenda Gazës dhe ka akuzuar agjencitë e OKB-së për dështimin për të marrë ndihmën që u lejohet njerëzve që kanë nevojë për të.

Bisedimet kanë dështuar për javë të tëra, për të prodhuar një marrëveshje armëpushimi, por presioni ndërkombëtar po rritet.

Intervista një orëshe u regjistrua të mërkurën e kaluar – pasi ushtria izraelite vrau shtatë punonjës të ndihmës me World Central Kitchen – dhe u transmetua të martën mbrëma në rrjetin amerikan në gjuhën spanjolle Univision.(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts