Fansat janë të bindur se remiksi i ri i Charli XCX dhe Billie Eilish është një diss ndaj Taylor Swift. Charli dhe Eilish u bashkuan në një remix të ri të këngës “Guess”, të publikuar më 2 gusht. Kënga e bashkëprodhuar nga The Dare dhe Finneas përmban gjithashtu një videoklip të drejtuar nga Aidan Zamiri.
Megjithatë, teksti i këngës, “Ti do të mësosh se për çfarë kemi shkruar unë dhe Billie? (Ti ke qenë mosrespektuese) / Ende po përpiqesh të gjesh fjalëkalimin e Google Drive (A je e fiksuar pas meje?) / Dëshiron të mësosh adresën e festës në të cilën jemi (Ti as nuk je e ftuar)” tërhoqi vëmendjen e fansave, duke nxitur spekulimet se i referohet Taylor Swift-it.
Kjo pasi publikimi i kohëve të fundit i varianteve të shumta të albumit të fundit të Swift, ‘The Tortured Poets Department’ e mbajti atë në vendin numër një, duke bllokuar Eilish-in dhe Charli-n që ta arrinin atë.
Për më tepër, kënga e Charli XCX, ‘Sympathy Is A Knife’ gjithashtu përmban një varg që disa fansa mendojnë se i referohet Swift-it.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co