Shqiperia

‘Blerina është monstër’, motra e Pëllumb Metës: Ajo mund të ketë vrarë dhe nënën time, arma s’ishte e vëllait tim

blerina eshte monster motra e pellumb metes ajo mund te kete vrare dhe nenen time arma sishte e vellait tim
blerina eshte monster motra e pellumb metes ajo mund te kete vrare dhe nenen time arma sishte e vellait tim

TIRANË – Motra e Pëllumb Metës, në një intervistë në emisionin Me zemër të Hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti, deklaroi se Blerina ua nxiu jetën prindërve të saj. Sipas saj, Blerina nuk i ka shërbyer aspak babait të saj, aq sa i ati i saj është detyruar që të largohet nga banesa. Më tej, ajo tha se Blerina ngjan me nënën e saj, e cila akuzohej se ka vrarë vjehrrën e saj.

“Blerina ishte një monstër, që detyroi babanë tim të ikte nga shtëpia. Nuk ia lante njëherë rrobat siç ishte për t’u larë. Babai im ka bërë kasolle, që të mos jetonte me të. Blerina ua nxiu jetën prindërve të mi. Ajo është monstër. Duhet të japë llogari për së paku 1 javë. Edhe nënën besoj se ajo ma ka mbytur.

Ndoshta ajo ua ka nxjerrë të keqen prindërve të mi, për shkak se ka qenë e pakënaqur, që prindërit e saj e kanë martuar me shkuesi. E ëma e Blerinës ngjante me të. Nuk shfaqin as pendesa se janë me probleme. Edhe arma që u gjet nuk është e Pëllumbit. Ajo është mësuesja e krimit, ajo është për t’u dënuar për shumë vepra, mori në qafë dhe kalamajt”, deklaroi motra e Pëllumb Metës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts