Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në deklaratat e tij për mediat, theksoi se një sulm tokësor ushtarak izraelit në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës rrezikon të “izolojë më tej” Izraelin dhe të dëmtojë sigurinë e tij në planin afatgjatë.
Duke folur për largimin e tij nga Izraeli, Blinken u tha gazetarëve se kishte “bisedime të sinqerta”, duke iu referuar takimeve me zyrtarë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu. Një operacion tokësor ushtarak në Rafah “rrezikon të vrasë më shumë civilë. Ajo rrezikon të shkaktojë kërdi të mëtejshme në ndihmën humanitare. Sulmi rrezikon të izolojë më tej Izraelin në mbarë botën dhe të rrezikojë sigurinë dhe pozitën e tij afatgjatë”, tha diplomati amerikan.
Ndërkohë, Netanyahu iu përgjigj Blinken se Izraeli do të dërgojë trupa në Rafah me ose pa mbështetjen e SHBA-së.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit izraelit më herët sot për takimin e Netanyahut me Blinken, kryeministri izraelit tha se Izraeli mbetet i vendosur të dërgojë trupa në një sulm tokësor në Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë janë zhvendosur dhe se Izraeli do të bëjeni këtë me ose pa mbështetjen e SHBA.
Netanyahu i tha Blinken se nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të mposhtur lëvizjen islamike Hamas pa avancimin e ushtrisë izraelite në Rafah. Presioni ndërkombëtar për krijimin e një shteti palestinez, po shkakton edhe ‘zemërimin’ e SHBA-ve, që po humbasin durimin me Netanyahun.
Në këtë kontekst, ndërsa lufta në Rripin e Gazës përparon me humbje dramatike dhe mijëra viktima që vuajnë nga uria. Perëndimi po përpiqet të ndërmarrë veprime aktive, duke kërkuar një marrëveshje armëpushimi dhe në të njëjtën kohë, disa shtete në Evropë kanë favorizuar krijimin e një shteti të pavarur palestinez.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co