Blinken: SHBA sheh “një mundësi të jashtëzakonshme” për normalizimin e lidhjeve të Izraelit me vendet arabe

blinken shba sheh nje mundesi te jashtezakonshme per normalizimin e lidhjeve te izraelit me vendet arabe
blinken shba sheh nje mundesi te jashtezakonshme per normalizimin e lidhjeve te izraelit me vendet arabe

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se ekziston “një mundësi e jashtëzakonshme” në muajt e ardhshëm që Izraeli të normalizojë lidhjet me fqinjët arabë dhe theksoi gjithashtu nevojën për krijimin e një shteti palestinez.

Diplomati i lartë amerikan tha se po bëhen përpjekje reale nga vendet arabe për të rigjallëruar Autoritetin Palestinez, në mënyrë që të bëhet më efektiv në përfaqësimin e palestinezëve.

“Pothuajse çdo vend arab tani dëshiron të integrojë Izraelin në rajon për të normalizuar marrëdhëniet…për të ofruar angazhime dhe garanci në mënyrë që Izraeli të ndjehet më i sigurt,” tha zoti Blinken në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih.

“Dhe gjithashtu, mendoj se është më urgjente se kurrë që të vazhdojmë përpekjet drejt një shteti palestinez që garanton gjithashtu e Izraelit,” shtoi ai.

Administrata e presidentit Biden është angazhuar për të siguruar një marrëveshje për normalizimin e lidhjeve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Arabia Saudite dhe vendet e tjera arabe kërkojnë krijimin e një shteti palestinez si pjesë të marrëveshjes. Uashingtoni po punon gjithashtu për të arritur një marrëveshje për të siguruar lirimin e pengjeve izraelitë të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor, shkruan Voa.

Marrëveshja për pengjet dhe një pauzë humanitare shihen si thelbësore për të ndihmuar në avancimin e bisedimeve për një marrëveshje normalizimi midis Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →