Borrell paralajmëron: Jemi në prag të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme

borrell paralajmeron jemi ne prag te nje lufte rajonale ne lindjen e mesme
borrell paralajmeron jemi ne prag te nje lufte rajonale ne lindjen e mesme

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se jemi në prag të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme.

Ai shtoi se regjimi ekzistues i sanksioneve të BE-së ndaj Iranit do të forcohet dhe zgjerohet më tej, në përpjekje për të ndëshkuar Teheranin për sulmin dhe për të ndihmuar në parandalimin e atyre të ardhshëm në Izrael.

“Nuk dua të ekzagjeroj, por ne jemi në prag të një lufte, një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, e cila do të dërgojë valë shokuese në pjesën tjetër të botës, dhe në veçanti në Evropë”, tha ai.

Të mërkurën, liderët e BE-së në takim në Bruksel u zotuan të rrisin sanksionet ndaj Iranit për të synuar dërgesat e tij me dron dhe raketa për përfaqësuesit në Gaza, Jemen dhe Liban .

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →