Kosova

Ndalimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, reagon ambasadori Rohde: Duhet menjëherë qetësim i situatës!

ndalimi i zyrtareve policore te kosoves nga serbia reagon ambasadori rohde duhet menjehere qetesim i situates
ndalimi i zyrtareve policore te kosoves nga serbia reagon ambasadori rohde duhet menjehere qetesim i situates

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas ndalimit të zyrtarëve policorë të Kosovës nga autoritetet serbe.

Rohde përmes një postimi në platformën “X” ka shkruar se ndalimi i policëve të Kosovës është i papranueshëm dhe kërkoi që kjo duhet të përfundojë menjëherë.

“De-përshkallëzimi tani! Ndalimi i zyrtarëve të Kosovës të zbatimit të ligjit, përfshirë serbët, nga autoritetet Kosovës është i papranueshëm dhe sigurisht jo ajo që mund të pritet nga një vend kandidat në BE. Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe ne presim që edhe politikanët serbë të flasin për bashkëqytetarët e tyre”, thuhet në postim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts