Nëse ndiqni trajtimet më të fundit dhe më të mira të flokëve, mund të keni dëgjuar për një trend të ri “botoks i flokëve”. Pavarësisht emrit, nuk ka të bëjë fare me injeksione si botoksi në fytyrë. Megjithatë, ka përfitime shumë të mira.
Çfarë është botoksi i flokëve?
Botoksi i flokëve është një trajtim profesional për flokët që ka tërhequr shumë vëmendje vitet e fundit. #hairbotox në TikTok ka rreth gjashtë milionë shikime. Është i ndryshëm nga një trajtim me keratin, por disa nga përfitimet si aftësia zbutëse dhe shkëlqimi janë të dukshme.
“Mendojeni si injeksionet që bëni në fytyrë”,- thotë parukierja Sarah Lund. Zakonisht, botoksi i flokëve është i bazuar në proteina, duke ndihmuar kështu rigjenerimin e flokëve dhe forcimin e tyre.
“Shërbimi fillon me një pastrim, pastaj aplikohet trajtimi”,- thotë ajo. “Më pas, ju relaksoheni 20 deri në 30 minuta para se t’i shpëlani flokët.”
Përfitimet e botoksit të flokëve
Pas një trajtimi me botoks, “flokët do të ndihen më të shëndetshëm, të hidratuar dhe më të fortë”, thotë Lund. Përveç riparimit të flokëve të dëmtuar ose të thatë, trajtimi ndikon edhe për zbutjen e flokëve duke i bërë më të shëndetshëm dhe më të shndritshëm.
“Është një metodë shumë e mirë për të gjitha llojet e flokëve, por është veçanërisht për ata që kanë probleme me shëndetin e flokëve, si dëmtimi, dehidratimi, brishtësia ose majat e çara”,- thotë Lund. Kjo përfshin të gjithë ata që i kanë flokët të lyer.
Trajtimi është i sigurt për t’u përdorur në flokë të lyer, por nëse doni të përmirësoni ngjyrën pas një trajtimi me botoks, rekomandohet të prisni disa javë përpara se ta bëni këtë, pasi mund të ndikojë në jetëgjatësinë e trajtimit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co