Brad Pitt në Silverstone për filmin për Formula1

brad pitt ne silverstone per filmin per formula1
brad pitt ne silverstone per filmin per formula1

Ylli i kinemasë, Brad Pitt, 60 vjeç, ishte në Silverstone, ku po xhironte skena për filmin duke përdorur një makinë të përshtatur të Formula 2, të cilën ai e drejton në rrugën e duhur midis seancave që përfshijnë seri të tjera garash, sipas France24 dhe deadline.com.

Filmi i shumëpritur u vonua nga greva e aktorëve dhe skenaristëve në SHBA vitin e kaluar.

Piloti i F1, Lewis Hamilton ka qenë i përfshirë në krijimin e skenarit për të siguruar vërtetësinë.

Brad Pitt është rikthyer në pistën e Çmimit të Madh të Britanisë për të vazhduar xhirimet e filmit të tij mbi Formula 1.

BBC raporton se fituesi i Oscar-it ka qenë sërish në aksion në pistën në Northamptonshire, i veshur me kostumin garash të ekipit imagjinar APX GP të paraqitur në film, tani të titulluar ”F1”.

Pitt gjithashtu filmoi atje vitin e kaluar, përpara se prodhimi të pengohej nga grevat, gjatë Grand Prix 2023.

Shtatë herë kampioni botëror Lewis Hamilton është një bashkëproducent në projektin e Pitt, në të cilin ky i fundit do të luajë gjithashtu si shoferin veteran Sonny Hayes, duke u rikthyer në pistë pas një mungese të gjatë.

Pitt luan një ish-pilot që kthehet në Formula 1 së bashku me shokun e tij të skuadrës (të luajtur nga Damson Idris) në APXGP, një ekip imagjinar në rrjet.

Filmi është duke u xhiruar gjatë fundjavave aktuale të Çmimit të Madh, ndërsa ekipi konkurron kundër titanëve të sportit.

Cast-i përfshin Kerry Condon, Javier Bardem, Tobias Menzies, Sarah Niles, Kim Bodnia dhe Samson Kayo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →