Sport

Broja larg Chelsea, Blutë e Londrës nxjerrin në shitje sulmuesin shqiptar

broja larg chelsea blute e londres nxjerrin ne shitje sulmuesin shqiptar
broja larg chelsea blute e londres nxjerrin ne shitje sulmuesin shqiptar

Chelsea nuk ia doli dot të shesë Armando Brojën në merkaton e janarit, teksa u mjaftua thjeshtë me një huazim te Fulham. Gjërat në verë mund të ndryshojnë. Blutë e Londrës kanë përfshirë sulmuesin kuqezi në listën e 11 lojtarëve që synohet të shiten në merkaton që po vjen. Chelsea beson se do mund të arkëtojë një një shifër të kënaqshme, duke shpresuar edhe te paraqitjet e tij në Europianin që do mbahet në Gjermani.

Broja, i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2028, “shtegtoi” në skuadra të ndryshme si huazim. Duke qenë se nga diçka e tillë nuk u gjet zgjidhja e duhur, me gjasë rrugët me Chelsean do të ndahen një herë e mirë në verë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts