Republika Çeke thotë se është në prag të dërgimit të mijëra predhave shtesë artilerie në Ukrainë, vetëm disa javë pasi njoftoi një iniciativë për të siguruar furnizimet shumë të nevojshme nga jashtë BE-së.
Ministri i Jashtëm i saj, Jan Lipavsky, tha se deri më tani kishte siguruar 300 mijë predha dhe se municioni do të siguronte një “hapësirë frymëmarrjeje disa mujore” jetike në vijën e frontit.
Siç raporton The Guardian, burimet shtuan se dërgesat e para do të vinin para qershorit.
“Ne kemi një përvojë të drejtpërdrejtë 40-vjeçare me Moskën, duke qenë një vend që u pushtua në vitin 1968 nga tanket ruse për të frenuar Pranverën e Pragës”, tha Lipavský, duke shtuar se vendi i tij nuk mund të rrinte duarkryq dhe të shikonte Ukrainën duke qenë pa ndihmë.
“Askush nuk dëshiron vërtet të rikthejë ato kohë [sovjetike] dhe më duhet të them se popullsia është shumë e ndjeshme ndaj kësaj”, shtoi ministria çeke.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co