Sport

Southgate bëhet djall? Bosi i United josh trajnerin e Anglisë, ka marrë bekimin e legjendave

southgate behet djall bosi i united josh trajnerin e anglise ka marre bekimin e legjendave

Në shtëpinë e “djajve të kuq” mbetet i hapur diskutimi mbi të ardhmen e Erik Ten Hag. Pavarësisht se Man.United është rikthyer te rezultatet pozitive, 6 fitore në 10 ndeshjet e fundit, kaq nuk mjafton për ta konfirmuar në krye të skuadrës edhe për sezonin e ri. Sipas Daily Star: Sir Jim Ratcliffe, aksionari i ri i klubit, po mendon t’i besojë stolin trajnerit aktual të përfaqësueses angleze, Gareth Southgate.

southgate behet djall bosi i united josh trajnerin e anglise ka marre bekimin e legjendave

Tekniku britanik ka një kontratë me “tre luanët” deri në dhjetor të këtij viti, ndërsa ka refuzuar pak kohë më parë ofertën për të rinovuar kontratën aktuale. Gjithnjë sipas të përditshmes angleze, bosi i United do të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e Southgate pas përfundimit të “Euro2024”.

Skynews Manchester United Sir Jim Ratcliffe 6306543
Skynews Manchester United Sir Jim Ratcliffe 6306543

Ratcliffe ka marrë mendimin e shumë legjendave të klubit të cilët me sa duket i kanë sugjeruar emrin e Southgate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts