Shqiperia

“Çfarë fitoi Rithemelimi nga marrëveshja me mazhorancën?” Kaso: Nuk fitojmë gjë për veten, por…

cfare fitoi rithemelimi nga marreveshja me mazhorancen kaso nuk fitojme gje per veten por
cfare fitoi rithemelimi nga marreveshja me mazhorancen kaso nuk fitojme gje per veten por

Sekretar Për Çështjet Ligjore në PD-në e Rithemelimit, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur për marrëveshjen e arritur mes opozitës dhe mazhorancës për normalizimin e jetës parlamentare në vend.

I pyetur se çfarë ka fituar Rithemelimi nga dakordësimi me socialistët, Kaso u shpreh se partia nuk ka fituar asgjë për veten e saj, por ajo mendon se i shërben më mirë interesit të qytetarëve nëse kauzat që ka vendosur përpara konkretizohen.

Ai u shpreh se demokratët kanë garanci se “do të nxjerrin në shesh aferën” me mekanizmin e komisioneve hetimore parlamentare.

“Partia nuk fiton asgjë për veten e saj, partia mendon se i shërben më mirë interesit qytetar nëse kauzat që ka vendosur përpara konkretizohen. PD beson se është më mirë të ngresh komisione parlamentare, sesa të mos i ngresh fare. Ne kemi garanci se aferën do ta nxjerrim në shesh me këtë mekanizëm. Brenda hapësirave të këtij ligji që kemi në fuqi, jo me votat e PD, do e arrijmë. Objektin nuk e prek dot shumica, deputetët e opozitës janë pjesëtarë me të drejta të plota. Ka një kufizim për hetimin që bëhet nga vetë deputetët, dhe që duhet bërë nga ekspertët që miratohen nga vota e komisionit. Kjo megjithatë nuk i pengon deputetët të sjellin fakte në komision”, shpjegoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts