Jonathan Mitchell, avokati që përfaqëson ish-Presidentin amerikan Donald Trump në Gjykatën e Lartë ditën e sotme, ka nisur parashtrimin e argumenteve kryesore përse klienti i tij nuk mund të skualifikohet nga fleta e votimit në garën presidenciale të këtij viti.
Ai u shpreh se Trump nuk është “një oficer i Shteteve të Bashkuara” dhe për këtë arsye seksioni 3 nuk mund të zbatohet ndaj tij. (Seksioni 3 i Amendamentit të 14-të ndalon “një oficer të Shteteve të Bashkuara” që ka bërë betimin dhe është përfshirë në kryengritje nga mbajtja e posteve publike).
Vetëm Kongresi mund të zbatojë Seksionin 3, argumentoi ai, dhe vetëm duke hequr një kandidat pasi të jenë zgjedhur, jo duke e hequr nga fleta e votimit para zgjedhjeve.
Avokati i Trump, theksoi se Seksioni 3 nuk është “vetëekzekutues”. Një prej gjyqtarëve, Clarence Thomas tha nëse është kështu, atëherë cili është roli i shtetit në përcaktimin nëse një kandidat skualifikohet ose jo sipas klauzolës së kryengritjes?
“Apo është tërësisht në dorën e Kongresit për të zbatuar skualifikimin”? pyeti Thomas. Mitchell u përgjigj pozitivisht duke shtuar se ekipi i Trump beson se kjo varet tërësisht nga Kongresi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co