Cindy Marina flet për propozimin për martesë nga Genari dhe planet për dasmë

cindy marina flet per propozimin per martese nga genari dhe planet per dasme
cindy marina flet per propozimin per martese nga genari dhe planet per dasme

Cindy Marina ka qenë e pranishme në emisionin sportiv italian “Paparazzi” në Rai 1. Për të folur për këtë eksperiencë, ajo ishte e ftuar në një intervistë me Skype në “ABC e Mëngjesit”.

“Ishte një emision shumë i këndshëm, kam folur dhe për karrierën time. Gjithashtu për ndeshjen dhe për rezultatin, pasi ata ishin shumë të lumtur për fitoren e Italisë, por dhe ne për Shqipërinë”, -u shpreh Cindy.

Më tej, ajo foli edhe për raportin me koleget:

“Puna ime është gjigante dhe kur je në një stadium ku dominojnë meshkujt, më bëhet qejfi që ka dhe vajza gazetare. Në Shqipëri ne kemi shumë vajza gazetare që janë shumë të talentuara dhe unë i vlerësoj shumë. Këtu dua të përmend Hygerta Sakon, e vlerësoj shumë; Viola Spiron, është shumë e talentuar dhe kam shumë miqësi.”

Përveç karrierës, Cindy u pyet edhe për jetën private dhe propozimin që i bëri partneri i saj, Genar Topalli në Portofino. Ajo u shpreh se nuk e priste dhe zbuloi se së shpejti do të bëjnë dasmë.

“I thashë po! Nuk e prisja në atë moment të them të drejtën, m’u duk se ishte një shaka, por ndodhi. Ishte shumë bukur! Patjetër e kemi menduar dasmën, por duam ta mbajmë pak private tani,” -tha ajo, pa zbuluar detaje të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →