Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë martuar në fshehtësi?

cristiano ronaldo dhe georgina rodriguez jane martuar ne fshehtesi
cristiano ronaldo dhe georgina rodriguez jane martuar ne fshehtesi

Cristiano Ronaldo së fundmi i është referuar Georgina Rodriguez-it si “gruaja ime” dhe fansat e tij kanë nisur me spekulimet se legjenda portugeze e futbollit është martuar me të dashurën e tij prej shumë kohësh.

Në fillim të kësaj jave, Ronaldo u shfaq në një video të re për markën e fitnesit Whoop dhe dukej se i referohej Rodríguez-it si gruaja e tij.

Megjithatë, publicisti i Ronaldos zbuloi se “nuk ka njohuri nëse Cristiano është i martuar apo jo me Georgina-n”, sipas People.
Ronaldo ka qenë me influencuesen argjentinase-spanjolle që nga viti 2016, pasi u takuan për herë të parë në një dyqan Gucci në Madrid, ku Rodríguez dikur punonte.

Ronaldo mirëpriti binjakët Eva Maria dhe Mateo Ronaldo, 7 vjeç, dhe djalin e madh, Cristiano Ronaldo Jr, 13 vjeç, nëpërmjet një nëne surrogate. Më pas, ai dhe Georgina sollën në jetë edhe vajzat, Bella Esmeralda, 2 vjeç, dhe Alana Martina, 6 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co