Daniel Radcliffe fiton çmimin e parë “Tony” për “Merrily We Roll Along”

daniel radcliffe fiton cmimin e pare tony per merrily we roll along
daniel radcliffe fiton cmimin e pare tony per merrily we roll along

Ylli britanik Daniel Radcliffe ka fituar çmimin e tij të parë “Tony” për rolin e tij kryesor në muzikalin “Merrily We Roll Along”, gjatë një ceremonie të dominuar nga fituesit ‘për herë të parë’.

Fituesja e çmimit “Oscar” Ariana DeBose, u kthye për herë të tretë si mikpritëse në Teatrin David H Koch të Qendrës Lincoln, në Nju Jork.

Pasi performoi me kastin e “Merrily We Roll Along” në skenë, Radcliffe u shfaq i tronditur kur fitoi çmimin për aktorin më të mirë në një rol të paraqitur në një muzikal.

“Kjo ka qenë një nga përvojat më të mira të jetës sime”, tha Radcliffe.

Ylli i “Harry Potter” falënderoi të ndjerin George Furth dhe Stephen Sondheim “për shkrimin e kësaj shfaqje të pabesueshme” në vitin 1981, këngët e të cilave ai i përshkroi si “një dhuratë për të kënduar çdo natë”.

34-vjeçari e përshkroi si një “nder” ndarjen e skenës me bashkë-yjet Lindsay Mendez dhe Jonathan Groff në muzikalin që përshkruan marrëdhëniet e trazuara midis tre miqve të përjetshëm.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Tony” morën pjesë yje si, Angelina Jolie dhe vajzën e saj Vivienne, Nick Jonas, Nicole Scherzinger, Jennifer Hudson, Idina Menzel dhe Cynthia Erivo mes të pranishmëve, së bashku me një performancë surprizë nga Alicia Keys dhe Jay-Z.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →