Deklarata e fortë e Sarës pas dyshimeve për shëndetin e nënës, reagon motra e Bardhit

deklarata e forte e sares pas dyshimeve per shendetin e nenes reagon motra e bardhit

Bardhi vendosi të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij. Vëllai i tij shkoi në shtëpi për ta takuar dhe për t’i dhënë lajmin se e ëma ndodhet në spitalin e Kumanovës. Para se ai të shkonte në studio, Sara Gjordeni tha:

“Duhet të tregohem e kujdesshme me atë që them, por nëse kjo është për atë që mendoj, unë nuk do të hesht!” Me këtë, Sara hodhi dyshime se situata për daljen e Bardhit vetëm pak ditë pas eliminimit të saj, mund të jetë krijuar nga palët e treta (menaxherët artistikë).

Diskutimi u shtri edhe në studio, por ditën e sotme motra e Bardhit, Afërdita ka reaguar. Shkrimi i saj është shpërndarë edhe nga menaxheri i Bardhit, Jetmir Agaj.

Përshëndetje miq dhe familjarë…

Ju detyrohem një shpjegim të gjithëve për gjithçka që dëgjova sonte në `prime’. Gjendja e mamit është e njëjtë… Jam tmerrësisht e dëshpëruar nga fjalët dhe vetëm nga dyshimi i cili bëhet për nënën te cilën asnjë fëmijë nuk e përdor për një lojë që aspak s’ka rëndësi në jetën tonë!

Dyshimet për shëndetin e nënës, reagon motra e Bardhit

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →