Artisti i njohur me nofkën Rrezik, pak ditë më parë dha një intervistë në një studio televizive.
Ai u pyet për bashkëpunimet me artistë të njohur dhe në një moment përmendi Capital T. Këngëtari u shpreh se ka dëshirë të realizojë një këngë me të, por deri më tani nuk ka arritur ta kontaktojë, vetëm e njeh përmes njerëzve të tjerë. Ai u vu në siklet nga moderatori i emisionit Robert Bojaj nëse Capital T i kishte kërkuar para për bashkëpunimin.
Në situatën që ishte, Bojaj përmendi disa shifra, ku arriti në 50 mijë euro – ndonëse një konfirmim u bë edhe nga pala tjetër. Capital T reagoi në rrjetet sociale, ku theksoi se do t’i padisë të dy për shpifje dhe prishje imazhi.
Rrezik ka sqaruar sërish të vërtetën në një video në rrjete sociale, ku i kërkon falje Capital T dhe se deklarata e tij u keqinterpretua.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co