Dekretimi i Ligjit të Zonave të Mbrojtura, reagon Tabaku: Hap pas në procesin e përafrimit me BE! Kundër Kushtetutës dhe trashëgimisë sonë 

dekretimi i ligjit te zonave te mbrojtura reagon tabaku hap pas ne procesin e perafrimit me be kunder kushtetutes dhe trashegimise sone
dekretimi i ligjit te zonave te mbrojtura reagon tabaku hap pas ne procesin e perafrimit me be kunder kushtetutes dhe trashegimise sone

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas dekretimit të Ligjit të Zonave të Mbrojtura nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj ditën e sotme.

Tabaku u shpreh se dekretimi i këtij ligji është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik dhe proces ligjor të rregullt.

Sipas saj dekretimi përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutës dhe kundër trashëgimisë sonë natyrore.

“Dekretimi Ligjit të Zonave të Mbrojtura është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik & proces ligjor të rregullt! Ai përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutës & kundër trashëgimisë sonë natyrore. Tanimë ligji do shkojë në GJK”, shkroi Tabaku në rrjetin social “X”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →