Pas ngjarjeve të fundit, Vëllai i Madh dënon banorët e BBVIP

pas ngjarjeve te fundit vellai i madh denon banoret e bbvip
pas ngjarjeve te fundit vellai i madh denon banoret e bbvip

TIRANE

Vëllai i Madh ka marrë një vendim, duke dënuar banorët e shtëpisë më të famshme. Ky vendim vjen pasi banorët kanë shpërdoruar ushqimin dhe rasti i fundit ishte ai i Ledjonës, e cila i theu Romeos një vezë në kokë.

Në shtëpi ka mbërritur një zarf, i cili është lexuar nga Juli, dhe ku thuhej se banorëve u është bllokuar çdo frigorifer në shtëpi dhe në dispozicion kanë vetëm disa ushqime bazike. Ky dënim do të zgjasë deri në një njoftim të dytë.

Kjo gjë ka sjellë një reagim të ashpër nga Romeo, i cili ka bërë me faj banorët dhe, mbi të gjitha, Julin dhe Ledjonën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →