Kosova

Dëmtohen tabelat me emërtime shqipe në veri, rikthehen shënimet me cirilike

Tabelat me emërtime në gjuhën shqipe të disa vendbanimeve sërish janë dëmtuar.

Përkatësisht bëhet fjalë për komunën e Zveçanit dhe Leposaviçit ku mbi emrin në gjuhën shqipe, janë vendosur mbishkrime me emrin e vendbanimit të shkuar në alfabetin cirilik.

Kosove2
Kosove2

Tabelat e komunikacionit, në të cilat emërtimet e vendbanimeve në veri janë shkruar edhe në gjuhën shqipe, u patën vendosur nga autoritetet e Kosovës më 14 mars.

Edhe atëherë, menjëherë më 15 mars, disa prej tyre ishin ngjyrosur me ngjyrë të zezë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts