Detajet/ Tritol dyqanit të avokatit, autori kishte ulur automatin për të fikur kamerat, ndezi fitilin, por…

detajet tritol dyqanit te avokatit autori kishte ulur automatin per te fikur kamerat ndezi fitilin por
detajet tritol dyqanit te avokatit autori kishte ulur automatin per te fikur kamerat ndezi fitilin por

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja në Sarandë, ku një dyqani që shiste lule iu vendos tritol, por që fatmirësisht nuk shpërtheu. Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se autori e ka ndezur fitilin, por ndoshta është fikur dhe nuk e ka realizuar dot plasjen. Mësohet se para se të vendoste kallëpin, autori ka ulur automatin që mos të punonin kamerat.

Dyqani në fjalë është në pronësi të një avokati, shtetasit Ilia Thanasi. Ditët e fundit policia e Sarandës ka goditur 4 raste të ndryshme të mbajtjes së eksplozivit dhe armëve, ku në një rast janë gjetur 5 kallëpe tritoli, 2 prej të cilave të lidhura me celular dhe në tre raste të tjera janë sekuestruar 2 pistoleta, 1 kallashnikov dhe 1 pushkë.

Policia po mban nën vëzhgim elemente kriminale në qytet për shkak të rritjes së numrit të rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe eksplozivit të evidentuara në qytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →