Sport

“Titulli ishte një ëndërr”, Allegri shkund Juven: Të mbrojmë vendin e dytë

titulli ishte nje enderr allegri shkund juven te mbrojme vendin e dyte

Një pikë në tre ndeshjet e fundit zbehën përfundimisht ëndrrën e çdo tifozi të “Zonjës së Vjetër” se mund të rivalizonin me Inter në garën për titull në Serie A. I dorëzuar në këtë pikë është edhe Allegri, në fakt, trajneri nuk e ka përmendur kurrë, por rezultatet e fundit e kanë detyruar atë të ngrejë zërin, të shkund ekipin pasi kërkon të blindojnë sa më parë vendin e dytë:

Allegri
Allegri

“Titulli ishte një ëndërr e bukur, por tani mjaft. Te Juventus nuk duhet të kënaqesh kurrë, në të njëjtën kohë askush nuk duhet të qëndrojë i qetë, të relaksohet, pasi duhet të blindojmë vendin e dytë, objektiv ky që nuk është i sigurt. Ky është objektivi ynë, duhet të luftojmë për të”, mësohet t’i këtë thënë Allegri ekipit në dhomat e zhveshjes.

Allegri
Allegri

Me këto fjalë Allegri u përpoq të shkund ambientin, t’i kthejë sa më shpejt në shinat e duhura pasi Milan është aty, vetëm dy pikë larg. Juve pret këtë fundjave Frosinonen në Torino, një ndeshje ku nuk lejohet asnjë hap falas, kërkohet tre pikët me çdo kusht për të mbajtur larg kuqezinjtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts