“Dhjetë faktet që nuk fshihen dot!!”- Ervin Salianji reagon nga burgu: Xhafaj përlotet për gabimin “e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant! Jam krenar për veten që…

dhjete faktet qe nuk fshihen dot ervin salianji reagon nga burgu xhafaj perlotet per gabimin e vogel te vellait 22 vjecar qe ishte trafikant jam krenar per vet





































Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar për deklaratat e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, të dhëna një ditë më parë në Opinion.
salianji
Në një reagim të shpërndarë për mediat nga selia blu, Ervin Salianji rendit 10 fakte që sipas tij nuk i fshehin dot.

Sipas tij, “Fatmir Xhafaj dhe dështimi I tij publik për të mbrojtur vendimin e Gjykatës së Apelit që e përgatiti vetë!”. “Nga qelia e burgut po ju parashtroj çfarë deklaroi e mashtroi dhe faktet një pas një të ballafaquara.

Por në parashtresë duhet të them që nënqesh fort me cinizmin që Xhafaj përlotet për gabimin “ e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane, dhe jam krenar për veten që unë në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit dhe denoncoja trafikun e drogës të qeverisë. Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë me pafytyrësi”, shkruan Salianji.

Pergjimet Albert Veliu

REAGIM NGA KABINA TELEFONIKE E ERVIN SALIANJIT

Fatmir Xhafaj dështoi që nëpërmjet mashtrimit të mbronte vendimin e Gjykatës që e ka shkruar vetë!

Deklarimet e tij si çdo montim e sajim tjetër në këtë proçes bien të gjitha në përballje me dokumenta shkencore apo dëshmi zyrtare!

Qarja e tij e stisur nga gëzimi që arriti të përdorë funksionet e tij për të “larë” veten dhe përfshirjen dhe ndihmën që i jep trafikantëve ishte neveritëse!

Xhafaj përlotet për gabimin “ e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane pas një operacioni të DEA-s Amerikane, ishte krenar që e vazhdonte trafikun bashkë me ndihmën e familjarit ministër dhe me emërimet e drejtuesve të policisë, ndërkohë unë jam krenar për veten që në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit, takoja ćdo qytetar dhe protestoja për shqetësimet e tyre, denoncoja trafikun e drogës të qeverisë apo bandar kriminale me emra dhe mbiemra, çdo denoncim në 11 vite opozitë mu faktua si i drejtë me kalimin e kohës!

Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë e paturp të një të moshuari që ka 40 vjet që me keto makinacione e ka zyrën në po të njetin vend tek ish Komiteti Qëndror!

Pergjimet Albert Veliu
Kështu:
1. F.Xhafaj tha: ​​Investigimin e ka kryer Salianji!
Fakti:​Ylli Rakipi (I përmendur nga Xhafa), ka deklaruar që investigimin e ka autorizuar ai!
​Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e ka kryer ai. ​Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin.
Të gjitha të dhëna në dosje.

2. F.Xhafaj tha: ​​Prokuroria ka kërkuar 1.6 muaj burg!!

Fakti:​ Prokurorua ka kërkuar 6 muaj konvertuar në shërbim prove.

3. F.Xhafaj tha: ​​Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti:​Ervin Salianji, investigimin e ka marrë të gatshëm dhe në fillimet e denoncimit kam ruajtur anonimitetin e dëshmitarëve dhe invetigiesve që më pas i identifikoi vetë Geron Xhafaj! Dëshmitariivetëm kundër tre dëshmive të tjera, del dëshmitariirremë Alizotiicili instruktohet dhe paguhet nga drejtoret e policise qe tw luaje rolin e Gerontit!
Ndërkohë ky personazh eshte kontigjent i policisë dhe nuk ka për një komunikim timin me Alizotin!
Të gjitha fakte të administruara në dosjet e prokurorisë.

4. F.Xhafaj tha: ​​Vëllai im Geroni në orën 13:30 ka qenë në Fier!

Fakti:​Qelizat telefonike siç do të shihni në tabelën e qelizave telefonike të cilatika prokuroria, qartazi nga ora 12.48 – personat Albert Veliu (babalja) Agron (geron ) Xhafaj dhe Gazetari jetmir Olldashi gjenden në të njëjtin ambjent, localiGeron Xhafaj në Vlorë.

Pergjimet Albert Veliu1
5. F.Xhafaj tha: ​​Komunikimin e ka kryer Salianji!

Fakti:​Tabulatet telefonike tregojnë që komunikimin e ka nisur Jetmir Olldashi me A. Veliun kur na kerkuan mbrojtjen per shkak te investigimit te forte!
Dokumenti:

6. F.Xhafaj tha: ​​Salianji ndryshe ka thënë në prokurori ndryshe në publik!
Fakti:​Komunikimi ka nisur nga gazetari Olldashi, dhe në cdo deklaratë imen unë kam ruajtur burimin e informacionit dhe dëshmitarin siç e do çdo denoncim me rrezik të lartë.
Faktithënë para drejtësisë.

7. F.Xhafaj tha: ​​Përgjimet mes Babales dhe Alizotit tregojnë qe e kane sajuar!
Fakti:​Përgjimet e stimuluara duke dhenë para Alizotit drejtuesit e policise, mes Babales dhe Alizotit tregojnë se si Babalja/ Albert Veliu ithotë Fredi Alizotit : “ – Ku hyn ti tek kjo o Fredi”?

8. F.Xhafaj tha: ​​Që ai vetë, Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen nga posti që të mos ndikonte në çështjen e të vëllait.

Fakti:​Ai qëndroi Ministër derisa e gjithë dosja e të vëllait u kopsit, së pari nuk e arrestoi dhe as e mbajten ne Shqiperi qe te hetohej, ti merrej celulari, komunikimet, komunikimet me drejtuesit e policise, me trafikantet etj.

9. F.Xhafaj tha: ​​Geroni, Vëllai im shkoi ta kryente dënimin pa kërkesë.
Fakti:​Shkoi të kryente dënimin sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që most ë niste hetimiiri penal për Geron Xhafën nga drejtësia.
​Gazetari Jetmir Olldashi la deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë.
​Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin. Thelbi i dënimit tim politik eshte i qartë, të denohet denoncuesi dhe të devijohen hetimet që Agron dhe Fatmir Xhafaj të shpetonin nga denimi me burg për trafik dorge në bashkëpunim!

10. F.Xhafaj: ​përmendi Prokurorët e krimeve të rënda dhe SHISH.

Fakti:​Fatmir Xhafaj dhe familjarët e tij duhet ti përgjigjen kësaj pyetje: Përse SHISH, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kishin nën survejim vëllain e tij Geron nëse ai nuk ishte kontigjent sipas tij ishte i pastër? Dhe a e ka ndihmuar ai familjarin e vet nga arrestimi pêr trafikun e drogës duke dekonspiruar operacionet e prokurorisë?!

11. Xhafaj tha nuk eshte dorezuar paisja origjinale!

Fakt. Paisja origjinale eshte dorezuar tek krimet e renda dhe gjykata nuk pranoi ta merrte si prove! Pavaresisht kesaj akt ekspertiza e laboratorit britanik ka vertetuar qe zeri i Agron Xhafajt eshte i njejte/i ngjashem me zerin e publikuar nga ana e Partisë Demokratike!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →